Kombëtarja shqiptare e vajzave zhvilloi dje stërvitjen e fundit dhe zyrtare në prag të ndeshjes së sotme ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”.
Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit teknik, skuadra kuqezi zbriti në fushë në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, duke mbyllur përgatitjet për sfidën e rëndësishme që do të luhet sot.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësja Armera Tukaj zhvilloi një program të veçuar stërvitor për shkak të një shqetësimi muskulor.
Pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion të stafit teknik dhe gati për takimin ndaj përfaqësueses çeke.
Ndeshja Çeki – Shqipëri do të luhet sot në stadiumin “Viktoria Zizkov”, duke nisur nga ora 17:30.