Nuk ndalen tifozët kuqezi

Futboll

Nuk ndalen tifozët kuqezi

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 15:10
Pamje

Vazhdon pa ndërpreje kontestimi i tifozëve të Milanit kundër pronarëve të klubit kuqezi.

Mbrëmjen vonë të së enjtes është shfaqur një banderolë në pika të ndryshme të qytetit, ku shkruhet: “Lironi Milanin tonë”.

Tifozët i akuzojnë pronarët e Milanit për disa çështje të rëndësishme, siç janë identiteti, pasioni dhe Milanizmi, shfrytëzimi spekulativ i markës, rritja e çmimit të biletave dhe abonimeve, sabotim i ambientit dhe i tifozllëkut të organizuar.

Po ashtu, pronarët aktualë të klubit kuqezi, sipas tifozëve, janë të paaftë në çdo drejtim. Banderolat kontestuese, siç shihet qartë në rrjetet sociale, janë shfaqur edhe përpara qendrës së padelit të Zlatan Ibrahimovic, gjithmonë në qendër të kritikave nga ana e fansave kuqezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat