Shkëndija e Tetovës është halë në sy dhe treguesi më i mirë është dënimi drakonik me 105 mijë euro në përgjithësi nga organet kompetente të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Përveç kësaj, skuadra më e suksesshme në Maqedoninë e Veriut u dënua edhe me një vit ndalesë pjesëmarrje në Kupën e Maqedonisë, sipas FFM-së, nuk i pranoi medaljet.
“Mbështetje për klubin tonë te zemrës Shkëndija:
Tifogrupi 'Ballistët' me shumë kujdes po ndjek situatën në lidhje me zhvillimet e fundit në raport me Federatën e Futbollit e cila në mënyrë skandaloze dhe të padrejtë dënoi klubin tonë Shkëndija.
Nëse krahasojmë dënimet për ndodhi të njejta për klube tjera, kjo e fundit është skandaloze e pamatur dhe e qëllimshme, si shembull mund të marrim një lëndë nga dënimi i përgjithshëm ku Sileksi për përdorimin e mjeteve piroteknike dënohet me 5000 euro, ndërsa Shkëndija me 15000 euro.
Në gjithë këtë turbulencë, kërkojmë nga pronari historik z.Lazim Destani mos të tërhiqemi nga gara, ky është edhe qëllimi kryesor i armiqve dhe dashakeqëve.
Të gjithë së bashku klub-tifoz-sponzor ta tejkalojmë këtë situatë dhe të rikthehemi më të fortë se kurrë, jemi të hapur të ofrojmë çdo lloj ndihme për klubin tonë.
Është koha të ndërtojmë një ekip 3 herë më të fortë se kundërshtarët”, reagojnë “Ballistët".