Palestra refuzon Newcastlen e Manchester Cityn

Futboll

Palestra refuzon Newcastlen e Manchester Cityn

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 11:44
Palestra

Mesfushori i talentuar italian, Marco Palestra, ka vendosur prioritetin e tij për të ardhmen, pavarësisht interesimit të madh nga Anglia.

Sipas raportimit të fundit të gazetës italiane Gazzetta dello Sport, lojtari i kërkuar nga Newcastle United dhe Manchester City dëshiron të transferohet vetëm te Interi.

Atalanta synon të përfitojë mbi 50 milionë euro nga shitja e 21-vjeçarit, shifër që klubet angleze janë të gatshme ta paguajnë menjëherë.

Megjithatë, vetë Palestra nuk e sheh ende si momentin e duhur për të kaluar në Premier League dhe preferon të vazhdojë zhvillimin e tij në Serie A.

Sipas Gazzetta-s, Newcastle mund të ofrojë shumën e kërkuar nga Atalanta, ndërsa edhe Manchester City e vlerëson shumë lojtarin.

Madje, trajneri i ardhshëm i “Citizens”, Enzo Maresca, konsiderohet një admirues i madh i Palestrës.

Pavarësisht kësaj, italiani ka zgjedhur Interin si destinacionin e tij të preferuar.

Interi tani pritet të përshpejtojë negociatat me Atalantën, duke shfrytëzuar dëshirën e vetë lojtarit për t’u transferuar në “Giuseppe Meazza”, ku shihet si një nga përforcimet kryesore të projektit të ri të klubit zikaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat