Disa ditë më parë FIFA mori një vendim që nuk lejonte të futej asnjë shishe uji brenda në stadium nga tifozët gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës.
Alternativa e vetme për ta do të ishte blerja e ujit në pikat e shitjes brenda impianteve.
Por ditën e sotme, FIFA ka bërë një tjetër kthesë të papritur, duke tërhequr vendimin që ndalonte shishet e ujit nga jashtë në stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Botërorit.
Ky ndryshim vjen pas reagimeve dhe kritikave ndaj vendimit të organit drejtues të futbollit për të ndaluar tifozët që të sillnin shishet e tyre personale të ujit në stadiumet pritëse, pavarësisht temperaturave jashtëzakonisht të larta që pritet të mbizotërojnë gjatë turneut.
Në disa nga qytetet pritëse, temperaturat mund të arrijnë deri në 30 gradë celsius.
Tani, FIFA ka rikthyer politikën e saj fillestare, duke lejuar tifozët të sjellin në stadium një shishe transparente plastike me kapacitet deri në 590 mililitra për ndeshje.
Ky vendim përfshin deri tani ndeshjet që do të luhen në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, por ende në Meksikë.
Botërori do të ngrejë siparin më 11 qershor, me ndeshjen hapëse Meksikë-Afrikë e Jugut në stadiumin Azteka.