Deçiqi nga Tuzi ka synime të mëdha për edicionin 2026-2027, përveç që po përfarohet, ka nënshkruar kontratë profesionale edhe me reprezentuesin e Malit të Zi U-21, Halil Kajoshaj.
“Klubi ynë ka nënshkruar kontratë profesionale me futbollistin e talentuar Halil Kajoshaj, një nga lojtarët më premtues të gjeneratës së tij.
Kajoshaj është anëtar i ri i Malit të Zi në përfaqësuesen U21 dhe tashmë konsiderohet si një lojtar me potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm”, ka bërë të ditur faqja e klubit shqiptar..
Ndryshe Deçiqi ka qenë finalist i Kupës së Malit të Zi.