Xhaka asiston, Zvicra barazon me Australinë para Botërorit

Futboll

Xhaka asiston, Zvicra barazon me Australinë para Botërorit

Nga: K.G. Më: 6 qershor 2026 Në ora: 23:38
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja zvicerane nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen e fundit testuese para Botërorit.

Në përballjen ndaj Australisë,  Zvicra u ndal në një barazim 1:1.

Pas një fillimi shumë të mirë, skuadra e trajnerit Murat Yakin ra dukshëm në ritëm.

Madje u ngrit edhe pyetja nëse ora e pazakontë e fillimit – në mesditë sipas kohës amerikane, ndikoi në paraqitjen e ekipit.
Zvicra dhe Australia u ndanë në paqe në testin e fundit para Kupës së Botës.

Kjo ishte përballja e dytë historike mes dy kombëtareve dhe, ashtu si në vitin 2010, përfundoi pa fitues. Ndryshe nga dueli i parë, kësaj here pati gola.

Zviceranët e nisën ndeshjen më mirë dhe e justifikuan rolin e favoritit në minutat e para. Ashtu si kundër Jordanisë, morën kontrollin e lojës që nga fillimi.

Veçanërisht i rrezikshëm ishte Dan Ndoye, i cili tri herë radhazi krijoi raste serioze në çerekun e parë të takimit.

Në tentimin e tretë, sulmuesi zviceran më në fund realizoi. Pas një pasimi të shkëlqyer nga kapiteni Granit Xhaka, Ndoye shënoi për epërsinë e merituar të Zvicrës.

Në minutën e 56-të, Tete Yengi, barazoi rezultatin 1:1.

Xhaka u zëvendësua në minutën e 79-të e Ardon Jashari u aktivizua nga minuta e 71-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat