Elbasani njofton me dhimbje për homazhe

Futboll

Elbasani njofton me dhimbje për homazhe

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 13:05
Fatjon Bunjaku

Ndarja nga jeta e Fatjon Bunjakut ka tronditur futbollin në Shqipëri dhe Kosovë.

Pas aksidentit me makinë, ëndrrat e tij u shuan në moshën 22-vjeçare.

Elbasani do të zhvillojë sot homazhe për futbollistin e tij. Verdheblutë njoftojnë se do të jenë nga ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

NJOFTIMI I ELBASANIT

“Të nderuar tifozë verdheblu dhe dashamirës të futbollit,

Sot në 19:00, në hyrjen kryesore të stadiumit “Elbasan Arena” mblidhemi për të nderuar Fatjon Bunjakun, një atlet të shkëlqyer dhe një njeri pozitiv e plot pasion.

Le ta nderojmë sëbashku kujtimin e Fatjonit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat