Anthony Gordon me fjalë të mëdha për Rashfordin

Futboll

Anthony Gordon me fjalë të mëdha për Rashfordin

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 18:43
Gordon e Rashfordi

Anthony Gordon e ka përshkruar Marcus Rashfordin si “i dashur” dhe “shumë i kujdesshëm”, ndërsa zbuloi se çfarë i tha sulmuesi i Manchester Unitedit pasi u zyrtarizua transferimi i tij i madh te Barcelona.

Në fund të muajit të kaluar, Gordoni kompletoi kalimin e tij prej 70 milionë paundësh nga Newcastle Unitedi te Barcelona, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth 300,000 paund në javë.

Ndërkohë, Rashfordi është aktualisht në një situatë të paqartë.

Që nga huazimi i tij sezonin e kaluar te Barcelona, ai ka luajtur rregullisht për kampionët e rinj të La Ligës, duke shënuar 14 gola në të gjitha garat.

Në një moment dukej se një transferim i përhershëm ishte shumë i mundshëm, por situata duket se ka ndryshuar pasi gjigantët katalanas siguruan Gordonin, i cili luan gjithashtu në krahun e majtë.

Përveç ardhjes së Gordonit, Barcelona po “e shqyrton seriozisht” edhe një lëvizje për lojtarin e lirë Bernardo Silva, sipas gazetës spanjolle “SPORT”, e cila pretendon se një lëvizje e tillë do ta “përjashtonte plotësisht” një marrëveshje për Rashfordin.

“Me ardhjen e lojtarit portugez dhe transferimin tashmë të konfirmuar të Anthony Gordon, nuk do të ketë hapësirë në skuadër për sulmuesin anglez,” shton raporti.

Në mes të paqartësisë për të ardhmen e tij në klub, Rashfordi iu bashkua këtë javë shokëve të tij të kombëtares së Anglia përpara fushatës së ardhshme të Botërorit.

Aty, ai u pa duke biseduar me Gordonin, i cili më pas zbuloi çfarë i tha Rashfordi.

“Ai thjesht po më tregonte sa të mirë janë djemtë atje, frymën e ekipit që kanë, gjë që e kisha dëgjuar edhe nga njerëzit në Barca,” tha ai për “talkSPORT”.

“Pra, mezi po pres të bashkohem me ta. Ai gjithashtu po më fliste për qytetin, vendet ku mund të jetosh. Është një djalë i mrekullueshëm, shumë i kujdesshëm. Thjesht po më jepte pak informacion”, shtoi ai.

Gordoni gjithashtu foli për transferimin e tij te Barcelona, një klub që ai e ka përshkruar si më i madhi në botë.

“Kanë qenë dy javë paksa të çmendura, por dy javët më të mira që kam pasur për mua dhe familjen time,” vazhdoi ai.

“Ka qenë shumë mirë sepse që kur isha i vogël, kam thënë në intervistë se do të arrija në këtë pikë. Ata më uronin dhe më thoshin ‘urime’ e kështu me radhë. Nuk jam aspak i kënaqur vetëm që të luaj për Barcelonën. Dua të fitoj gjithçka. Kjo është pika ku fillon karriera ime në mendjen time. Jam në fazën që gjithmonë kam thënë se do të arrija”, shtoi ai.

“Tani duhet të arrij në nivelin tjetër përsëri,” shtoi Gordoni.

Duke folur pas ndeshjes së fundit të sezonit të La Ligës, Rashfordi u pyet nëse do të jetë ende lojtar i Barçës sezonin e ardhshëm.

“Nuk e di,” tha ai.

“Nuk jam magjistar, por nëse do të isha, do të qëndroja. Do të shohim. Kam ardhur këtu për të fituar. Dua të fitoj sa më shumë trofe. Kjo është edhe një tjetër për t’u shtuar. Ky është një ekip i mrekullueshëm, ata do të fitojnë shumë në të ardhmen; të jesh pjesë e kësaj do të ishte diçka special”, e mbylli ai./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat