Nëntë persona të plagosur nga gjuajtjet me armë, afër kampit të Anglisë në Kansas City

Futboll

Nëntë persona të plagosur nga gjuajtjet me armë, afër kampit të Anglisë në Kansas City

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Një incident me armë zjarri ka ndodhur pranë bazës së Anglisë për Botëror në Kansas City, Missouri, ku raportohet se nëntë persona janë plagosur.

Policia u thirr rreth orës 04:00 të mëngjesit të së shtunës në “Troost Avenue”, vetëm një distancë e shkurtër nga hoteli dhe baza stërvitore që Anglia do të përdorë gjatë turneut.

Sipas kapitenit të policisë së Kansas City, Jake Becchina, oficerët mbërritën pasi u dëgjuan të shtëna dhe gjetën një turmë të madhe duke u shpërndarë.

Tri gra të rritura fillimisht u dërguan në spital, ndërsa më vonë u konfirmua se gjithsej nëntë të rritur kishin marrë lëndime jo-kërcënuese për jetën.

Deri tani nuk ka të arrestuar, por policia ka vazhduar patrullimet në zonë për të siguruar sigurinë.

Në kohën e incidentit, lojtarët dhe stafi i Anglisë ndodheshin në Palm Beach, Florida, ku po zhvillojnë përgatitjet për Botërorin.

Ata së fundmi fituan 1–0 ndaj Zelandës së Re në një ndeshje miqësore dhe do të luajnë kundër Kosta Rikës para se të udhëtojnë në Kansas City më 13 qershor.

Në atë qytet, Anglia do të qëndrojë gjatë gjithë turneut dhe do të stërvitet në “Swope Soccer Village”.

Gjithashtu, në Kansas City do të jenë të vendosura edhe kombëtaret e Argjentinës dhe Holandës..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat