Shkëndija e Haraçinës vazhdon me trajnerin Berat Imeri.
Skuadra nga Haraçina mëton që të debutojë në mënyrën sa më të mirë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Duhet theksuar se në elitë bëjnë pjesë pesë skuadra shqiptare, Shkëndija e Tetovës, Arsimi, Bashkimi, Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Haraçinës.
“Klubi Futbollistik Shkëndija 77 me kënaqësi të veçantë njofton opinionin publik, tifozët dhe dashamirët e futbollit se ka arritur marrëveshjen e re të bashkëpunimit me trajnerin, Prof. Berat Imeri.
Pas një edicioni të jashtëzakonshëm të kurorëzuar me sukses historik, drejtuesit e klubit dhe profesori Imeri kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar projektin tonë ambicioz. Karakteri, taktika e tij e dëshmuar dhe loja tërheqëse që ai instaloi në skuadër, ishin garancia më e madhe për të rrugëtuar së bashku drejt sfidave të radhës.
Profesorit dhe shtabit të tij teknik i urojmë punë të mbarë dhe shumë suksese në rrugëtimin e ri që na pret përpara.
Vazhdojmë së bashku, drejt objektivave të reja!:, thuhet në njoftimin e klubit.