Zani Nazifi nënshkroi kontratë trevjeçare me Llapin, zyrtarizimi së shpejti!

Futboll

Zani Nazifi nënshkroi kontratë trevjeçare me Llapin, zyrtarizimi së shpejti!

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 19:41
Zani Nazifi

Zani Nazifi ka firmosur kontratë trevjeçare me Llapin, ndërsa prezantimi zyrtar i tashmë ish-lojtarit të Shkëndijës së Haraçinës pritet të bëhet së shpejti.

Nazifi do të jetë një nga përforcimet e rëndësishme të skuadrës për sezonin e ri, me drejtuesit e Llapit që po vazhdojnë punën për kompletimin e ekipit para nisjes së garave.

Klubi ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, por sipas informacioneve të siguruara, marrëveshja mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Fansat e Llapit pritet ta mirëpresin transferimin, duke e konsideruar Nazifin një shtesë me vlera për repartin e mesfushës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat