Behar Maliqi njofton largimin e tij nga Prishtina

Futboll

Behar Maliqi njofton largimin e tij nga Prishtina

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 21:45
Behar Maliqi

Ish-futbollisti kosovar, Behar Maliqi është larguar nga Prishtina.

Lajmin e bëri të ditur vetë ai, në një postim në faqen e tij në “Facebook”.

Nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Prishtina.

Falënderoj ish-kryetarin Rrahman Haradinaj dhe drejtorin sportiv, tash kryetar i klubit, Driton Krasniqi për mundësinë e dhënë, të gjithë trajnerët që bashkëpunuam gjatë këtyre dy viteve dhe lojtarët. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët Plisat për mbështetjen e dhënë.

Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim”, ishin fjalët e Maliqit.

Maliqi, deri më tani kishte qenë ndihmëstrajner i skuadrës ku dhe kishte luajtur në karrierën e tij si futbollist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat