Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, synonte të transferonte një superyll të ri këtë verë me një ofertë prej 150 milionë eurosh.
Sipas mediave spanjolle, fillimisht objektivi kryesor ishte Michael Olise i Bayernit, por klubi gjerman refuzoi çdo mundësi negocimi.
Më pas, madrilenët tentuan të transferonin Julian Alvarezin nga Atletico Madridi, por edhe kjo lëvizje dështoi pasi “Los Colchoneros” kërkuan klauzolën e lirimit prej 500 milionë eurosh.
Kështu, Real Madridi mori dy refuzime të mëdha brenda një periudhe të shkurtër.