Ekuador, lulet çelin me flamujt e Botërorit

Futboll

Ekuador, lulet çelin me flamujt e Botërorit

Më: 10 qershor 2026 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Një fermë lulesh në Ekuador po shndërron trëndafilat e konservuar në flamuj miniaturë, duke krijuar një koleksion unik me ngjyrat e 48 kombëtareve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026.

E vendosur rreth 3,100 metra mbi nivelin e detit, punëtorët po ngjyrosin dhe montojnë me dorë trëndafilat për të riprodhuar me saktësi flamurin e secilit shtet në një syth të vetëm luleje.

Projekti synon prodhimin e 70,000 trëndafilave të konservuar, të dekoruar me ngjyrat dhe simbolet e vendeve pjesëmarrëse në turneun më të madh të futbollit, i cili nis këtë të enjte. 

Sipas punonjësve të punishtes, flamuri i Anglisë është ndër më të vështirët për t’u realizuar, teksa duhet të vendoset me kujdes direkt mbi petalet e trëndafilit, duke kërkuar një punë të imtësishme dhe precize.

Drejtoresha ekzekutive e kompanisë pranoi se lulet kalojnë fillimisht në një proces të kontrolluar konservimi dhe dehidrimi përpara se të përpunohen manualisht nga punëtoret gra.

Falë kësaj teknike, trëndafilat mund të ruajnë pamjen e tyre për një periudhë prej dy deri në pesë vjetësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat