La Greqinë për Egnatian

Futboll

La Greqinë për Egnatian

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 11:53
Egnatia

Qendërmbrojtësi Anio Poçi nuk është më lojtar i Egnatias.

Klubi rrogozhinas ka zbuluar vendimin për 27-vjeçarin fierak. “Faleminderit, Anio Poçi!

Përkushtimi, pasioni dhe kontributi yt do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së Egnatias. Falëminderit për çdo ndeshje, çdo sakrificë dhe çdo moment të ndarë me fanelën bardhejeshile.

Të urojmë suksese në çdo hap të rrugëtimit tënd të ardhshëm”, postimi i kampionëve të Superiores. Ky largim është vërtetë befasues, sepse në pjesë e dytë të sezonit 2025-2026, Poçi ishte titullar i padiskutueshëm në prapavijë, madje edhe në Final Four.

Në verën e vitit 2025-të, mbrojtësi shqiptar la Panionios në Greqi dhe iu bashkua Egnatias, por që nuk zgjati më shumë se 1 vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat