Pa trajner që prej largimit të Oltijon Kërnajës

Futboll

Pa trajner që prej largimit të Oltijon Kërnajës

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 13:19
Partizani

Partizani është ende në kërkim të trajnerit të ri. Pas largimit të Oltijon Kërnajës, klubi i kuq e ka pasur shumë të vështirë që të ulë në pankinë pasuesin e tropojanit, ndërsa emrat e përfolur janë të shumtë.

Megjithatë, në kampin kryeqytetas do të ketë edhe 2 javë pushim.

Pikërisht më 25 qershor, te Partizani do të nisin nga puna dhe lojtarët do të zbresin në fushën e lojës për t’u stërvitur.

Të kuqtë po punojnë fort për të gjetur trajnerin e ri, në mënyrë që të nisë puna edhe për merkaton. Kujtojmë se lëvizjet kanë qenë me “pikatore” në kampin e kuq, pra largime.

Asnjë afrim nuk është bërë deri më tani nga “Demat”, përveç nëshkrimit të kontratës së parë profesionale nga ana e talentit 16-vjeçar, Fabio Hyseni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat