Kosova U17 dhe U19 mëson kundërshtaret për kualifikimet evropiane

Futboll

Kosova U17 dhe U19 mëson kundërshtaret për kualifikimet evropiane

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 14:06
Grupet

Kombëtaret e Kosovës U17 dhe U19 në konkurrencën e vajzave kanë mësuar kundërshtaret e tyre për kualifikimet e ardhshme evropiane, pas shortit të hedhur nga UEFA.

Kombëtarja e Kosovës U17 është shortuar në Grupin B1, ku do të ketë përballje me Shqipërinë, Republikën e Irlandës dhe Azerbajxhanin. Dardanet e reja do të synojnë paraqitje sa më të mira për të siguruar avancimin në fazat e mëtejshme të garës.

Ndërkohë, Kombëtarja e Kosovës U19 është pjesë e Grupit A3, një grup mjaft sfidues ku do të përballet me Poloninë, Greqinë dhe Sllovakinë.

Përballjet e kualifikimeve do të jenë një mundësi e rëndësishme për futbollistet e reja kosovare që të tregojnë potencialin e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të vazhdojnë zhvillimin e futbollit të vajzave në Kosovë.

Federata e Futbollit e Kosovës pritet të publikojë në vazhdim datat dhe vendet ku do të zhvillohen ndeshjet e këtyre grupeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat