Redon Xhixha vendos për të ardhmen

Futboll

Redon Xhixha vendos për të ardhmen

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 14:07
Redon Xhixha

Redon Xhixha do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Tiranës.

Pavarësisht ofertave të tjera, sulmuesi 27-vjeçar ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me “bardheblutë”.

 Me këta të fundit, Xhixha do të firmosë një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Është pikërisht oferta përfundimtare e drejtuesve të Tiranës, që ka bindur yllin e ekipit.

Kështu, kryeqytetasit do të vazhdojnë që të ketë në ekip kapitenin e tyre, i cili ishte protagonist absolut në suksesin për të mbijetuar në Superiore. Zyrtarizimi pritet në ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat