E “pëson” edhe sulmuesi i huaj

Futboll

E “pëson” edhe sulmuesi i huaj

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 14:43
Egnatia

Vazhdon “eksodi” i largimeve te klubi i Egnatias.

Vetëm para disa minutash, kampionët e Superiores kanë njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me qendërsulmuesin Mohammed Yahaya.

“Faleminderit, Mohammed Yahaya! Përkushtimi, sakrifica dhe kontributi yt do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë. Të urojmë suksese në çdo hap të karrierës dhe jetës tënde”, shkruhet në postimin e Egnatias.

21-vjeçari nga Gana, iu bashkua ekipit rrogozhinas në verën e vitit 2024, ama jo në gjendje për të bërë diferencën në majë të sulmit. Me skuadrën shqiptare, Yahaya numëron 3 trofe të fituar, 2 kampionate dhe 1 Superkupë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat