Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, sot nga ora 18:00 do të zhvillohet Ndeshja e Yjeve.
Kjo ndeshje është organizuar në nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës.
Një mbrëmje e mbushur me futboll, emocione dhe emra të njohur që bashkohen për një spektakël të veçantë.
Pjesëmarrës në ekipet e Milot Rashicës dhe Fisnik Asllanit do të jenë emra të njohur të estradës por edhe të fushave tjera.
Mes tyre do të jenë humoristë, si Vedat Bajrami, pastaj ekipi i aktorëve të serialit humoristik “Logjikonomia”, Miran Ramadani, yjet e estradës, Afrim Muqiqi e Blero, e shumë të tjerë.