Braziliani Rafael do të veshë fanellën e Shkëndijës!

Futboll

Braziliani Rafael do të veshë fanellën e Shkëndijës!

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 15:17
Rafael

Mesfushori me tipare mbrojtëse, braziliani Rafael, do të jetë përforcimi i parë i Shkëndijës në prag të sezonit të ri futbollistik, 2026/27.

Bëhet fjalë për një futbollistë 26-vjeçar, i cili te Shkëndija vjen nga Superliga shqiptare, më saktësisht nga KF Tirana.

Braziliani i lindur në Belo Horizonte, me fanellën “bardheblu” të Tiranës kishte zhvilluar plotë 50 ndeshje, duke regjistruar edhe 6 gola dhe 3 asistime.

Ndryshe, Rafael karrierën e kishte nisur në vendlindjen e tij në Brazil, që më pas të bëj karrierë edhe në Portugali me skuadrën e Leixões, nga e cila janarin e vitit 2025-të ishte transferuar te KF Tirana..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat