Dy klubet shqiptare i vihen pas 24-vjeçarit

Futboll

Dy klubet shqiptare i vihen pas 24-vjeçarit

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 12:07
Okseold Sefa

Okseold Sefa ishte një prej lojtarëve që e mbylli me Vorën pak ditë më parë.

Kontrata e 24-vjeçarit me vorakët përfundoi dhe palët vendosën që të mos e vazhdonin bashkëpunimin.

Mirëpo, duket se Sefa është pranë aventurës së re. Burime për “Newsport.al” raportojnë se për lojtarin ka interesim serioz nga Kosova, aty ku Gjilani dhe Drenica kërkojnë me ngulm shërbimet e mesfushorit.

Asgjë nuk është e kryer, por dy klubet e Superligës së Kosovës e shohin Sefën si të duhurin për të përforcuar repartin e mesfushës.

Kujtojmë që 24-vjeçari është një lojtar i dalë rishtazi nga ekipet e moshave të Tiranës. Gjithashtu përveç se me Vorën, Sefa ka mbajtur veshur edhe fanellën e Kukësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat