Marcos Senesi merr telefonatën e jetës

Futboll

Marcos Senesi merr telefonatën e jetës

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 12:39
Marcos Senesi

Transferimi më i ri i Tottenhamit, Marcos Senesi, ka ndërprerë pushimet e tij në Ibiza pasi mori një ftesë të minutës së fundit për t’iu bashkuar Argjentinës në Kampionatin Botëror.

Senesi, transferimi i lirë i të cilit nga Bournemouth te Tottenhami u konfirmua të mërkurën, kishte pritur gjatë ditëve të fundit për të mësuar nëse do të ishte pjesë e listës prej 26 lojtarësh të kampionëve në fuqi të botës.

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, kishte shqyrtuar opsionet e tij pas dëmtimit të mbrojtësit të Marseille, Leonardo Balerdi.

Senesi ndodhej me pushime në Ibiza së bashku me të dashurën e tij, futbollisten Kelci Bowers, e cila së fundmi u largua nga skuadra e femrave të Bournemouthit.

Bowers publikoi një video në të cilën Senesi merrte lajmin për ftesën, duke treguar se ata po përgatiteshin të dilnin për darkë kur ai mori telefonatën nga Kombëtarja e Argjentinës.

“Sapo u kthyem nga Miami, ku kishim kaluar pushimet, dhe erdhëm në Ibiza vetëm për t’u çlodhur dhe për të shijuar pak kohën e lirë”, shpjegoi Bowers ndërsa Senesi po fliste në telefon.

“Por gjatë gjithë kësaj kohe, asnjëri prej nesh nuk është shkëputur plotësisht, sepse të dy e dinim situatën me dëmtimin e një mbrojtësi qendre.

“Nuk kemi mundur ta shijojmë plotësisht pushimin, e kuptoni çfarë dua të them.

“Dhe tani Marcos sapo është ftuar. Ai është ftuar në Kampionatin Botëror, a po talleni?

“Kjo është pikërisht ajo për të cilën të dy jemi lutur çdo ditë. Çdo ditë ai ka menduar vetëm për këtë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat