Ferran Torres drejt rinovimit të kontratës

Futboll

Ferran Torres drejt rinovimit të kontratës

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 13:15
Ferran Torres

Barcelona po përgatitet t’i ofrojë kontratë të re Ferran Torres pas sezonit të shkëlqyer që zhvilloi sulmuesi spanjoll.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit katalanas kanë vendosur të përshpejtojnë bisedimet për rinovimin e kontratës së 26-vjeçarit, e cila skadon në verën e vitit 2027.

Torres realizoi 21 gola në 49 ndeshje gjatë sezonit të fundit, duke fituar besimin e trajnerit Hansi Flick.

Vështirësitë për të transferuar Julian Alvarezin nga Atletico Madridi kanë bërë që Barcelona ta konsiderojë Ferranin si pjesë kyçe të projektit për sezonet e ardhshme.

Raportohet poashtu se negociatat për vazhdimin e bashkëpunimit mund të nisin brenda ditëve të ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat