Nuk duket të ketë arsye për shqetësim sa i përket gjendjes së mbrojtësit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sead Kolashinac, pas përfundimit të ndeshjes ndaj Kanadasë në Toronto.
Bosnja dhe Hercegovina mori një pikë (1:1) të rëndësishme në start të Kampionatit Botëror, por largimi i detyruar i Kolashinacit nga loja në minutat e fundit ngriti shqetësime te tifozët.
Megjithatë, sipas informacioneve nga zhveshtorja, situata nuk është serioze.
Bashkëlojtari i tij, Tarik Muharemoviq, bëri të ditur se bëhet fjalë vetëm për ngërçe muskulore dhe jo për ndonjë lëndim serioz.
“Nuk besoj se është lëndim.
Nuk kam folur me të, por aq sa di, bëhet fjalë për ngërçe. Mendoj se gjithçka është në rregull”, deklaroi Muharemoviq pas ndeshjes, duke qetësuar tifozët e Bosnjës.
Kolashinac e përfundoi ndeshjen me dhimbje të dukshme, gjë që shkaktoi shqetësim të përkohshëm, por stafi teknik dhe futbollistët kanë dhënë sinjale pozitive për gjendjen e tij.
Gjithçka tregon se mbrojtësi pritet të rikuperohet shpejt dhe të jetë i gatshëm për sfidën e ardhshme, që zhvillohet pas shtatë ditësh kundër Zvicrës Më pas, Bosnja dhe Hercegovina do të përballet edhe me Katarin më 24 qershor.