Real Madrid heq dorë nga Rodri, vjen Bernardo Silva

Futboll

Real Madrid heq dorë nga Rodri, vjen Bernardo Silva

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 11:24
Bernardo Silva e Rodri

Real Madrid heq dorë nga Rodri, vjen Bernardo Silva!

Me fillimin e projektit të ri nën drejtimin e Jose Mourinhos, Real Madridi ka nisur lëvizjet e para në merkato.

Sipas ekspertit Fabrizio Romano, “Los Blancos” janë tërhequr përfundimisht nga gara për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri.

Në vend të tij, Madridi ka pothuajse të mbyllur transferimin e yllit tjetër të Cityt, Bernardo Silva, i cili pritet të jetë goditja e madhe e mesfushës gjatë merkaros verore..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat