Vinicius flet për të ardhmen te Real Madridi

Futboll

Vinicius flet për të ardhmen te Real Madridi

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 11:27
Vinicius

Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior, ka reaguar për herë të parë lidhur me të ardhmen e tij te Real Madridi.

Futbollisti, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2027, deklaroi se aktualisht është i fokusuar vetëm te Kombëtarja e Brazilit dhe Botërori 2026.

“Jam i përqendruar te kombëtarja. Për gjithçka që lidhet me Real Madridin do të flas pas Botërorit”, tha Vinicius.

Ylli brazilian realizoi 21 gola në 51 ndeshje sezonin e kaluar dhe mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës madrilene.

Drejtuesit e klubit pritet të intensifikojnë bisedimet për rinovimin e kontratës pas përfundimit të Botërorit..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat