Vllaznia rikthehet në fushë

Futboll

Vllaznia rikthehet në fushë

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 16:54
Vllaznisë

Vllaznia rikthehet në fushë pas ndalesës, shkodranët njoftojnë miqësore me shqiptarët e Malit të Zi!

Klubi i Vllaznisë ka njoftuar se të mërkurën do të rikthehet në fushën e lojës për të zhvilluar një test miqësor.

Shkodranët do të sfidojnë skuadrën shqiptare që militon në Malin e Zi, Deciqi, të mërkurën, më datë 17 qershor, prej orës 18:00.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do t’i shërbejë trajnerit Edi Martinit si dhe lojtarëve për të “ndezur motorrët” para sfidave të ardhshme që i presin në turneun e kualifikueseve të Conference League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat