Rivali i Liverpoolit me ofertë për Gakpon, tri klube interesohet për të

Futboll

Rivali i Liverpoolit me ofertë për Gakpon, tri klube interesohet për të

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 17:41
Cody Gakpo

Ylli i Liverpoolit, Cody Gakpo, është në interes të disa klubeve, me një rival të Premierligës që raportohet se po përgatit një ofertë për holandezin.

Pavarësisht se aktualisht ndodhet me përfaqësuesen e Holandës në prag të fushatës së Kupës së Botës, e ardhmja e Gakpos në nivel klubi mbetet e paqartë.

Është raportuar gjerësisht se sulmuesi i Liverpoolit ka shqetësime për rolin e tij nën drejtimin e trajnerit të ri Andoni Iraola.

Vetëm javën e kaluar, “TEAMtalk” pretendoi se 27-vjeçari mund të përdoret si “mjet shkëmbimi” ndërsa “Reds” kërkojnë të sigurojnë shërbimet e anësorit të majtë të RB Leipzig, Yan Diomande.

Tani, një raport i ri nga “CaughtOffside” pretendon se dy klube të tjera të Premierligës po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të Gakpos, pavarësisht se holandezi është nën kontratë me Liverpool-in deri në vitin 2030.

Ky medium raporton se Spurs janë në krye të garës për të nënshkruar me Gakpon dhe kanë përgatitur një ofertë prej 70 milionë eurosh (60.4 milionë £), ndërsa përpiqen ta sigurojnë firmën e tij këtë verë.

Ndërkohë, Newcastle United gjithashtu po e monitoron situatën e lojtarit, ndërsa edhe Bayern Munich është lidhur me të, pasi më parë kishte treguar interes verën e kaluar, por në fund vendosi të sjellë ish-yllin e Liverpoolit, Luis Díaz, në “Allianz Arena”.

Bayern gjithashtu vazhdon të ketë interes për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford, dhe për Gabriel Martinelli të Arsenalit, pasi dështoi të sigurojë Anthony Gordon, i cili është transferuar te Barcelona.

Sipas raportit, Gakpo ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, megjithëse diskutimet pritet të zhvillohen pas Kupës së Botës, me Spurs që pritet të kontaktojnë zyrtarisht Liverpoolin për një transferim.

Nëse Gakpo do t’i bashkohej Spurs, ai do të ribashkohej me ish-shokun e skuadrës te Liverpooli, Andrew Robertson, i cili iu bashkua klubit të Londrës së Veriut si lojtar i lirë në fillim të qershorit.

Gakpo ka shënuar 50 gola në 180 ndeshje që nga ardhja nga PSV në vitin 2023, duke ndihmuar klubin e Merseyside të fitojë Carabao Cup në 2024 dhe Premierligën në 2025.

Disa lojtarë të Liverpoolit janë lidhur me largime këtë verë, me të ardhmen e Federico Chiesa dhe Curtis Jones që mbetet e pasigurt.

Ndërsa largimi i Ibrahima Konaté dhe Mohamed Salah është konfirmuar tashmë.

Liverpool është lidhur gjithashtu me disa lojtarë të Bournemouth, përfshirë Alex Scott, Rayan, Adrien Truffert dhe Eli Junior Kroupi, ku ky i fundit ka punuar më parë nën drejtimin e Iraola te “Cherries”.

Po ashtu, mbrojtësi i Koresë së Jugut dhe FC Midtjylland, Lee Han-beom, raportohet se është në interes të kampionëve 20-herë të Premierligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat