Ish-futbollisti i Kombëtares, Edmond Kapllani, foli në emisionin “Kampionët e Botës”, për barazimin e Zvicrës ndaj Katarit.
Ai theksoi se futbolli është i bukur, për shkak se të jep shpresë deri në fund, siç ndodhi me Katarin.
Sipas Kapllanit, dominimi i ndeshjes, e gënjeu Zvicrën, që e pësoi në shtesë.
“Prandaj futbolli është sporti më i bukur, për këto raste, ku shpresa është deri në fund.
E dominuan ndeshjen nga fillimi në fund, por kjo të gënjen. Kishin mundësinë për të shënuar 2-3 gola, por ky është realiteti i futbollit
. Është për të ardhur keq, por ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë”, deklaroi Kapllani.