Bushi: Futbolli është i pamëshirshëm

Futboll

Bushi: Futbolli është i pamëshirshëm

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 12:17
BUshi

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, analizoi në emisionin “Kampionët e Botës” barazimin e Zvicrës ndaj Katarit.

Ai u shpreh se futbolli është i pamëshirshëm, referuar rasteve të shumta të shpërdoruara nga kombëtarja helvete.

Bushi shprehu habinë e tij, se si një trajneri si Lopetegui ka pranuar të drejtojë një ekip të vogël si Katari.

“Ky rezultat tregoi se futbolli është i pamëshirshëm, sidomos për ekipet e mëdha.

Dominon për 90 minuta, mund të shkonte 5-0 ose 6-0. Kjo qëllon vetëm njëherë. Zvicra kishte ekip të mirë dhe solid. Katari e rrezikoi disa herë.

Më bën përshtypje trajneri Lopetegui. Si mund të stërvisë ekip kaq të vogël. Ai njihet për lojën sulmuese, ndërsa te Katari luhet në mbrojtje”, deklaroi Bushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat