Holanda e pathyeshme në 90 minuta që nga viti 2006

Futboll

Holanda e pathyeshme në 90 minuta që nga viti 2006

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 18:28
Kombëtarja e Holandës

Kombëtarja e Holandës vazhdon të mbajë një statistikë të jashtëzakonshme në Kupat e Botës.

“Tulipanët”, nuk kanë pësuar asnjë humbje brenda 90 minutave të rregullta në një Botëror që nga viti 2006.

Në Kupën e Botës 2022, Holanda u eliminua në çerekfinale nga Argjentina vetëm pas penalltive, ndërsa në edicionin e vitit 2014 u ndal sërish nga argjentinasit në gjysmëfinale, po ashtu pas gjuajtjeve nga pika e bardhë.

Ndërkohë, në vitin 2018 holandezët nuk arritën të kualifikoheshin për turneun.

Humbja e fundit e Holandës brenda kohës së rregullt në një Kampionat Botëror daton më 25 qershor 2006, kur u mposht 1:0 nga Portugalia në fazën e 1/8 së finales.

Edhe finalja e vitit 2010 ndaj Spanjës u vendos vetëm pas kohës shtesë, duke e bërë këtë seri edhe më të veçantë për përfaqësuesen portokalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat