Çfarë po ngjan me Lirinë?

Futboll

Çfarë po ngjan me Lirinë?

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 20:18
Aksionarët

Pos që nuk arriti ta rikthejë statusin e skuadrës elitare, Liria e Prizrenit tashmë rrezikon më të keqen.

Nga 4 aksionarë sa kishte klubi, tashmë ka ngelur vetëm njëri, Arber Basha!

“Derisa klubet tjera po riorganizohen për edicionin 2026/27, Liria, sa i takon kësaj, rrezikon shumë, madje edhe shpërbërjen!

Deri më tash nuk ka asnjë njoftim në faqen e klubit, e cila "është në gjumë" që nga ndeshja e barazhit.
Informata për largimin, braktisjen e klubit nga ana e tre aksionarëve ka dalë nga portale të tjera...!

Opinioni prizrenas dhe adhuruesit e klubit duan qartësi se çfarë po ndodh me klubin!?

Ku është lidershipi komunal?” ”, shkruan  “04 Online”.
Ndonëse klubi ka statusin juridik të privatizuar, interesi për Lirinë, si klub, është publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat