Ilievski vazhdon me Prishtinën

Futboll

Ilievski vazhdon me Prishtinën

Nga: K.G. Më: 14 qershor 2026 Në ora: 22:17
Mario Ilievski

Futbollisti nga Maqedonia e Veriut, Mario Ilievski, ka vazhduar me klubin me renome Prishtina.
Lajmi bëhet i ditur nga drejtuesit e klubit bardhekaltër.  

“Mario Ilievski dhe FC Prishtina do të vazhdojnë rrugëtimin së bashku deri ne 2029.

Sulmuesi më efikas i skuadrës sonë në edicionin e kaluar ka vazhduar bashkëpunimin me klubin, duke mbetur pjesë e bardhekaltërve edhe për tri vite të tjera.

24-vjeçari zhvilloi një sezon të shkëlqyer, duke realizuar 13 gola dhe 5 asistime në të gjitha garat. Me këtë kontribut, ai ishte golashënuesi më i mirë i ekipit dhe asistuesi i dytë më i suksesshëm i skuadrës gjatë edicionit që lamë pas.

Ilievski aktualisht po vazhdon rikuperimin pas lëndimit të pësuar në fund të sezonit të kaluar, ndërsa të gjithë në klub i dëshirojmë shërim te shpejtë dhe e presim rikthimin e tij në fushë, për të vazhduar aty ku e la dhe për të udhëhequr repartin ofensiv të FC Prishtinës me gola, asistime dhe paraqitje të rëndësishme”, ka bërë të ditur FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat