Liridon Latifi, prej futbollistëve më të mirë, ka ndarë rrugët me Shkëndijën e Tetovës. Flitet e për flitet se Latifi mund të shtegtojë drejt Kazakistanit.
“KF Shkëndija falënderon Liridon Latifin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar sukses në vazhdim. Sulmuesi i krahut nuk është më pjesë e jona, pasi me përfundimin e sezonit 2025/26 ka skaduar kontrata e tij me klubin.
Pas dy viteve bashkëpunim të suksesshëm, palët ndahen me respekt dhe mirënjohje të ndërsjellë për rrugëtimin e përbashkët, duke i uruar njëra-tjetrës suksese në vazhdim.
Latifi iu bashkua Shkëndijës në verën e vitit 2024 dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin kampion në vitin 2025, si dhe kontribuoi në realizimin e suksesit më të madh në historinë e klubit në arenën ndërkombëtare, me kualifikimin në fazën e Ligës dhe më pas në play-off të UEFA Conference League.
Golave me peshë në kampionat, u shtoi realizime që do mbeten në histori si ato ndaj FCSB në Bukuresht, super goli në fitoren ndaj Ludogoretsit në Shkup apo edhe realizimi në Conference League ndaj Jegellonias.
KF Shkëndija e falënderon Liridon Latifin për kontributin e dhënë me fanellën kuqezi, për profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe i uron shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në vazhdimin e karrierës”, njofton Shkëndija.