Nga Deçiqi te Petrovaci, Trimror Selimi përforcimi i tretë

Futboll

Nga Deçiqi te Petrovaci, Trimror Selimi përforcimi i tretë

Nga: K.G. Më: 16 qershor 2026 Në ora: 17:02
Pamje nga prezantimi

Sulmuesi anësor nga Kosova ka veshur fanellën e klubit bregdetar të Malit të Zi!

OFK Petrovac po punon intensivisht për përforcimin e skuadrës para sfidave në kualifikimet e UEFA Europa Conference League dhe më pas në elitën e futbollit malazez.

Pas transferimeve të Nikola Janjiq dhe Ognjen Obradoviq, Petrovac kanë prezantuar sot edhe përforcimin e tretë. Anëtari më i ri i klubit nga bregdeti malazez është futbollisti nga Kosova, Trimror Selimi, i cili transferohet nga Deçiqi.

Në fanellën e skuadrës nga Tuzi, Selimi zhvilloi 39 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar 10 gola dhe duke kontribuar me pesë asistime.

“OFK Petrovac me krenari prezanton përforcimin më të ri – Trimror Selimi është zyrtarisht pjesë e klubit tonë.

Sulmuesi anësor me përvojë, i cili ka dëshmuar cilësitë e tij në futbollin malazez, sjell shpejtësi, kreativitet dhe përvojë që do të kenë rëndësi të madhe për objektivat tona në sfidat që na presin. Mirë se erdhe në Petrovac, Trimror!

Të dëshirojmë shumë suksese, gola dhe asistime me fanellën bardhekaltër”, thuhet në njoftimin e klubit.

Përveç Deçiqit, 25-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për klubet Llapi, Prishtina, Ulpiana, si dhe për KF Flamurtarin e Vlorës në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat