Real Madrid piketon trashëgimtarin e Courtois

Futboll

Real Madrid piketon trashëgimtarin e Courtois

Më: 16 qershor 2026 Në ora: 23:20
Courtois

Pavarësisht se përflitet për një rinovim me Thibaut Courtois, kontrata e të cilit skadon në qershorin e vitit 2027, Real Madrid ka piketuar që tani pasuesin e portierit belg.

Defensa Central zbulon se objektivi i madh i madrilenëve për portën është holandezi i Brighton, Bart Verbruggen, i cili është titullar për “Tulipanët” në këtë Botëror.

23-vjeçari konsiderohet si një nga portierët e rinj më premtues dhe interesi për të është në rritje. Kontrata e tij me Brighton skadon në vitin 2028, vlera në treg sipas Transfermarkt është 40 milionë euro.

Transferimi i tij i mundshëm në Madrid do të finalizohet vetëm verën e vitit të ardhshëm, por drejtuesit e Real Madridit po punojnë për të arritur marrëveshjen verbale mes palëve sa më shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat