Prishtina nuk pushon, fillon përgatitjet

Futboll

Prishtina nuk pushon, fillon përgatitjet

Nga: K.G. Më: 17 qershor 2026 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Klubi me renome Prishtina nuk ka kohë për pushime, por do t’i fillojë përgatitjet në javën e katërt të qershorit.

Synimi i Prishtinës është që të përgatiten sa më mirë për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.

“FC Prishtina do të nisë përgatitjet për edicionin 2026/27 të hënën, më 22 qershor.

Skuadra bardhekaltër do të mblidhet për herë të parë pas pushimit veror, duke hapur zyrtarisht fazën përgatitore për sezonin e ri.

Stërvitjet do të udhëhiqen nga trajneri i ri, Orges Shehi, i cili do të nisë punën me ekipin në prag të sfidave që e presin klubin në sezonin e ardhshëm.

Faza e parë e përgatitjeve do të zhvillohet në Kampin e klubit në Bernicë, ndërsa më pas skuadra do të vazhdojë me një etapë përgatitore jashtë vendit, ku do të zhvillohen edhe ndeshje kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Më shumë informacione rreth programit të plotë përgatitor do të publikohen në ditët në vazhdim”, ka njoftuar FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat