Stefan de Vrij largohet nga Interi pas tetë sezonesh

Futboll

Stefan de Vrij largohet nga Interi pas tetë sezonesh

Më: 18 qershor 2026 Në ora: 11:38
Stefan de Vrij

Stefan de Vrij do t’i japë fund aventurës së tij te Interi në përfundim të këtij sezoni.

Mbrojtësi holandez nuk pritet të rinovojë kontratën me ziekaltërit dhe do të largohet si lojtar i lirë pas tetë vitesh në “Giuseppe Meazza”.

Sipas raportimeve nga Italia, drejtuesit e Interit kanë vendosur të mos i ofrojnë kontratë të re 34-vjeçarit, në kuadër të rinovimit të skuadrës.

De Vrij ishte një nga shtyllat e mbrojtjes së Interit që nga viti 2018, duke fituar disa trofe, përfshirë tre tituj të Serie A, dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa të Italisë.

Tashmë mbrojtësi holandez pritet të zgjedhë destinacionin e radhës si lojtar i lirë, me interesim nga disa klube evropiane dhe të Lindjes së Mesme..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat