Zvicra – Bosnja, sfidë e nxehtë

Futboll

Zvicra – Bosnja, sfidë e nxehtë

Më: 18 qershor 2026 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Zvicra dhe Bosnja dhe Hercegovina po kërkojnë fitoren e parë në Kupën e Botës në Grupin B, në përballjen që zhvillohet në Los Angeles.

Zvicra ka arritur në fazën e 1/8 të finales në secilin nga tre Botërorët e fundit, por nuk ka shkuar kurrë më tej se kjo fazë.

Me eksperiencë më të madhe në këtë nivel, zviceranët synojnë ta nisin me fitore kampanjën e tyre dhe të jenë më efikasë para portës, pasi në ndeshjen e parë ndaj Katarit shënuan vetëm një herë nga 26 goditje.

Bosnja dhe Hercegovina barazoi me bashkëorganizatoren Kanada në ndeshjen e parë të turneut.

Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet për këtë përballje:

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina
Zvicra: Kobel, Rodríguez, Akanji, Elvedi, Widmer, Remo Freuler, Granit Xhaka, Aebischer, Ndoye, Embolo dhe Rieder.
Bosnja dhe Hercegovina: Vasilj, Kolashinac, Katiq, Muharemoviq, Dediq, Allajbegoviq, Shunjiq, Tahiroviq, Memiq, Xheko dhe Demiroviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat