Kupa e Botës 2026 vazhdon sonte

Futboll

Kupa e Botës 2026 vazhdon sonte

Më: 19 qershor 2026 Në ora: 20:49
Foto ilustriom

Kupa e Botës 2026 vazhdon sonte me një përballje shumë interesante në Grupin D, ku kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përballet me Australinë.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK dhe nis në orën 21:00.

Të dyja përfaqësueset e nisën me fitore kampanjën në Botëror. SHBA-ja triumfoi bindshëm ndaj Paraguait me rezultat 4:1, ndërsa Australia mposhti Turqinë me shifrat 2:0.

\Për këtë arsye, sfida e sontme konsiderohet vendimtare në garën për vendin e parë në grup.

Një fitore do ta afronte shumë njërën prej skuadrave me kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, ndërsa barazimi do ta mbante gjithçka të hapur para xhiros së fundit.

Takimi zhvillohet në Seattle dhe pritet të sjellë një ndeshje të fortë, duke pasur parasysh formën e mirë që kanë treguar të dyja ekipet në ndeshjet e para të Botërorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat