Të hënën, Barcelona zyrtarizon blerjen e radhës

Futboll

Të hënën, Barcelona zyrtarizon blerjen e radhës

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 17:03
Shikuesit

Hamza Abdelkarim është përforcimi i radhës që Barcelona ka bërë për sezonin e ri.

Klubi katalanas ushtroi opsionin e blerjes tek Al-Ahly javën e kaluar për sulmuesin egjiptian, i cili e kaloi këtë sezon në huazim me ekipin Juvenil A të Barçës dhe aktualisht po përfaqëson vendin e tij në Kupën e Botës.

Pak ditë më parë, Abdelkarim debutoi me Egjiptin në Botëror në barazimin 1-1 ndaj Belgjikës.

Dy klubet po punojnë për dokumentacionin final dhe të hënën Barcelona do të zyrtarizojë marrëveshjen.

Barcelona dot ë paguajë 1.5 milionë euro plus bonuse. Abdelkarim konsiderohet si një sulmues i ri me të ardhme të madhe. Ende nuk dihet nëse Barcelona do e huazojë diku tjetër për të fituar më shumë përvojë, apo egjiptiani do të provojë veten në ekipin e parë të Hansi Flick.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat