Nuk i shpëton kontrollit edhe Gjermania 

Futboll

Nuk i shpëton kontrollit edhe Gjermania 

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 19:51
Pamje

Duket se kontrolleve rutinë nuk i ka shpëtuar as  kombëtarja gjermane.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet Manuel Neuer, të cilit i kalohet edhe detektori i metaleve dhe i hapet çanta në momentin që duhet të nisej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Kanadasë për sfidën e radhës.

Futbollistët e Gjermanisë janë kontrolluar në pistë, para se të ngjisnin shkallët e avionit.

Pamje të tilla janë parë vazhdimisht gjatë këtij turneu, madje në disa raste ka pasur edhe qen që nuhasnin bagazhet e lojtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat