Mesfushori kryeqytetas habit me ekipin e ri

Futboll

Mesfushori kryeqytetas habit me ekipin e ri

Më: 21 qershor 2026 Në ora: 19:45
Mesfushori Xhuljo Tabaku

Mesfushori Xhuljo Tabaku është bërë me ekipi të ri. Ish-kapiteni i Vorës ka zyrtarizuar transferimin te Karmiotissa, liga e dytë në Qipro.

Kjo manovër ka habitur jo pak, pasi shumica e lojtarëve të Karmiotissa nuk kanë vlerë fare në “Transfermarkt”, pra janë thuajse “anonim”.

Përsa i takon Tabakut, e ka nisur te akademia e Tiranës, ndërsa më pas vijoi në Gjermani.

31-vjeçari iu bashkua Vorës në verën e vitit 2023, ndërsa aventura te ekipi i drejtuar nga Arjan Bellaji zgjati vetëm 3 vite.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat