Istogu transferon mbrojtësin Berisha 

Futboll

Istogu transferon mbrojtësin Berisha 

Nga: K.G. Më: 23 qershor 2026 Në ora: 15:28
Pamje nga prezantimi

Istogu po përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit.

Në vazhdën e kësaj përforcohen për edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës.

Istogu është përforcuar me futbollistin Genc Berisha. 

“Istogu transferon mbrojtësin Genc Berisha nga Dinamo! 

Sot kemi nënshkruar kontratë një vjeçare me mbrojtësin e mirënjohur Genc Berisha, që transferohet në Istog nga FC Dinamo Ferizaj. 

Berisha transferohet në Istog nga ekipi Dinamo nga Ferizaj, ku në tri vitet e fundit ishte ndër lojtarët kyq të Dinamos. 
Genci është 23 vjeçar, luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë. 

Ne jemi të lumtur që kemi nënshkruar kontratë me mbrojtësin Genc Berisha!”, njofton Istogu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat