Xhezair Avduli transferohet te Vllaznia

Futboll

Xhezair Avduli transferohet te Vllaznia

Nga: K.G. Më: 23 qershor 2026 Në ora: 15:53
Xhezair Avduli

Futbollisti i ri i Maqedonisë së Veriut U-21, Xhezair Avduli, do të nisë aventurën e tij të parë ndërkombëtare, duke u transferuar në kampionatin shqiptar.

Mbrojtësi i krahut të majtë largohet nga Arsimi i Çegranit dhe i bashkohet ekipit të njohur Vllaznia nga Shkodra, që garon në elitën e futbollit shqiptar.

Avduli zhvilloi një gjysmësezon shumë të mirë me Arsim-in, paraqitje që i siguruan edhe ftesën në kombëtaren U21 nga selektori Goran Staniq.

Ai është produkt i akademisë së KF Shkëndija, por aty nuk arriti të marrë hapësirën e duhur për të treguar potencialin e tij.
Tani, me kalimin te Vllaznia, ai do të ketë mundësinë të fitojë eksperiencë të re..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat