Formacionet zyrtare Angli - Gana

Futboll

Formacionet zyrtare Angli - Gana

Më: 23 qershor 2026 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Anglia dhe Gana do të përballen në Boston për Grupin L të Kupës së Botës, ku të dyja skuadrat synojnë të sigurojnë kualifikimin e hershëm në fazën me eliminim direkt pas fitoreve në ndeshjet e para.

Anglia vjen me moral të lartë pas përmbysjes spektakolare 4-2 ndaj Kroacisë, e udhëhequr nga Harry Kane dhe Jude Bellingham, teksa synon të mbajë ecurinë e saj të pathyeshme kundër kombëtareve afrikane në Botërorë.

Në krahun tjetër, Gana arriti një fitore të vështirë 1-0 ndaj Panamës falë golit të Caleb Yirenkyi, por do ta ketë mjaft të ndërlikuar përballë lojtarëve të Thomas Tuchel.

Formacionet zyrtare:

Anglia (4-2-3-1): Pickford, Spence, Guehi, Konsa, James, Rice, Anderson, Gordon, Bellingham, Madueke, Kane.

Gana (4-3-3): Asare, Senaya, Adjetey, Opoku, Mensah, Yirenkyi, Partey, Sibo, Williams, Ayew, Semenyo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat