Futbollisti Andi Kadriu ka firmosur me klubin e Mitrovicës. Mitrovicasit janë kampion të Ligës së Dytë dhe janë rikthyer në Ligën e Parë, ku synojnë paraqitje të mira.
“FC Mitrovica ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e futbollistit Andi Kadriu, i cili i bashkohet skuadrës sonë si qendërmbrojtës për sezonin e ri.
Andi është një lojtar me potencial të madh, disiplinë dhe karakter të fortë në repartin defensiv. Besojmë se cilësitë e tij do të jenë një vlerë e shtuar për ekipin tonë në rrugëtimin drejt objektivave të sezonit.
Klubi i uron Andit mirëseardhje, shëndet dhe shumë suksese me fanellën verdh e gjelbër”, thuhet në njoftimin e klubit.