Ballkani bën tjetër “goditje”, transferon Dobratiqin

Futboll

Ballkani bën tjetër “goditje”, transferon Dobratiqin

Më: 25 qershor 2026 Në ora: 14:21
Lorik Dobratiqi

FC Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor Lorik Dobratiqi, i cili është përforcimi i dytë i skuadrës gjatë këtij afati kalimtar veror.

Klubi nga Suhareka ka bërë të ditur se Dobratiqi ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe do të jetë pjesë e kampionëve kosovarë deri në verën e vitit 2029.

Futbollisti, i cili aktivizohet kryesisht në krahun e majtë të sulmit, pritet të sjellë më shumë konkurrencë dhe cilësi në repartin ofensiv të ekipit, teksa Ballkani vazhdon përgatitjet për sfidat e sezonit të ri.

Me afrimin e Dobratiqit, drejtuesit e klubit synojnë të forcojnë edhe më tej skuadrën në garën për trofe vendorë dhe paraqitje sa më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat